0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Si shihet nga analistët, mospërfshirja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur”?

- Advertisement -

Se a duhet të përfshihet Kosova në “Ballkanin e Hapur” sot do të analizohet në dy aspkekte, në aspektin ekonomik dhe atë politik.

Lidhur me këtë nismë në “Info Plus” kanë diskutuar Albulenë Kastrati, eksperte e ekonomisë dhe Arta Tahiri- Beqaj, njohëse e zhvillimeve në vend.

“Është më rëndësi etika e citimit për shkak se kemi dëgjuar lloj-lloj interpretime të deklaratës së zotit Eskobar, i cili ka përkrahur çdo nismë rajonale që përkrah zhvillimin ekonomik  në rajon , që promovon paqen në rajon. Mirëpo ai thotë se nëse kjo nismë do të ketë ndonjë sukses, atëherë kjo mbetet nëse në këtë nismë përfaqësohen të gjitha shtetet në të njëjtën nivel” tha Albulenë Kastrati, eksperte e ekonomisë.

Sipas saj, qëllimi i Ballkanit të Hapur si duket ka si synim zhvillimin ekonomik në nivel rajonal, të infrastrukturës, etj., por siç dihet zhvillimet ekonomike asnjëherë nuk janë  të izoluara nga zhvillimet politike, aq më pak në këtë nismë, e cila është nismë e Serbisë.

Ajo, më tej, duke shtruar pyetjen nëse  duhet “Ballkani i Hapur” për Kosovën duhet të ditur kontekstin e raporteve tregtare në rajon. “Dimë se shtetet e rajonit mes vete zhvillojnë vetëm 22% të tregtisë, ndërsa me  50 % e tregtisë e zhvillojnë më BE-në. Kjo do të thotë se ka potencial për rritje të tregtisë”, sqaroi ajo.

Ndërsa Arta Tahiri-Beqa, theksoi se me zhvillimin e globalizimit e nismave rajonale dhe më gjerë, si dhe të politikave të një tregu të lirë, synim parimor kanë që të bëjnë gjëra që ndikojnë në zhvillimin të vendeve dhe të rajonit.

“Kështu ndodhë edhe me nismën e “Ballkanit të Hapur”, e cila është nismë e Edi Ramës, që ai e ka proklamuar, ndonëse një nismë e tillë ishte bërë nga Fatos Nano, por që nuk u mbështet, nuk u zbatua si në këtë format që është tani dhe u ritheksua pikërisht tani si një “revolt” nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, sepse nuk po marrin një pëlqim ose një nismë pozitive që ka të bëjë një zhvillim euroatlantik të këtyre shteteve”, deklaroi ajo.

Ajo, mes tjerash, theksoi se fuqizimi i këtyre vendeve të rajonit  përmes kësaj nisme do ta bëjë që Evropa të kthejë kryet nga Ballkani.

“Politika është e tillë që ndryshe bëhen deklaratat e ndryshe bëhen në praktikë, ndonëse parimisht  në të gjitha deklaratat e liderëve thuhet se nuk është politike, sepse vetë mosprezenca e Kosovës në atë nismë nuk vjen nga shkaku pse Shqipëria është aty, apo Maqedonia e Veriut, ngase me këto shtete kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem, por sepse Serbia është aty”, shtoi ajo.

Por, derisa bëhet thirrje që të shikohet drejt të ardhmes, pra siç ka deklaruar Edi Rama, që të harrohet e kaluara dhe të shikojmë drejt të ardhmes, por kjo nuk mund të bëhet ngase kjo Serbi as që ka kërkuar falje ndaj gjithë asaj që ka bërë në Kosovë.

Analistja Beqa  sqaron arsyen e hezitimit të Kosovës në hyrjen në këtë nismë të “Ballkanit të Hapur”.

“Arsyeja që Kosova heziton që të jetë në këtë forum, është politike”, vlerësoi ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit