24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Si rrallë herë në këtë “BBVIP” vjen një kërkim i sinqertë falje, për sjelljen ndaj kujt u pendua Meritoni?

- Advertisement -

Loja e letrave të dashurisë, e realizuar ditën e djeshme në shtëpinë e “BBVIP”, ka sjellë mjaft të qeshura mes banorëve, por edhe energji pozitive për publikun që i sheh, ndërsa në dedikimet mes personazheve ka pasur disa surpriza, ku bën pjesë edhe letra e Meritonit për Riken.

Jo aq për mënyrën si ishte shkruar, por për atë që përmabnte, teksa është një prej herëve të pakta, për të mos thënë e vetmja, ku një falje e sinqertë kërkohte brenda shtëpisë, teksa Meritoni i ka kërkuar ndjesë mikeshës së tij për debatet dhe marrëdhënien e krisur të tyre të javëve të fundit, duke e falenderuar për mbështetjen pas daljes nga Dhoma e Bardhë.

Në një moment emocionues, Meritoni kështu ka vlerësuar Riken për ditët e fundit dhe sjelljen e saj, teksa afërsia mes tyre është vënë re, madje është diskutuar edhe për xhelozi nga ana e Ilnisës jashtë shtëpisë, të cilën gazetarja e bëri të qartë që nuk e ka.

Jemi të lumtur që janë sërish miq, sa mirë do ishte sikur të ndodhte edhe kjo me Romeon dhe gjithë të tjerët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit