Ajo ka thënë se pavarësisht ndarjes me Zayn, ata po e rrisin vajzën e tyre Khai me ‘dashuri’, shkruan DailyMail.
Duke pozuar për kopertinën e numrit të prillit 2025 të Vogue , modelja tha se ajo dhe ylli i One Direction planifikojnë oraret e kujdestarisë së tyre ‘muaj përpara’ dhe ata gjithmonë lënë të gjitha angazhimet kur bëhet fjalë për rritjen e vajzës së tyre 4-vjeçare.
Gigi dhe Zayn u ndanë në vitin 2021 pas pesë vitesh së bashku, një vit pasi ata mirëpritën vajzën e tyre Khai.
“Ajo për të cilën ne jemi të interesuar është të rrisim vajzën tonë së bashku, me kaq shumë respekt për njëri-tjetrin, dhe jo vetëm si bashkëprindër, por atë që kemi kaluar së bashku”, tha Hadid.