8 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Si realizohen patrullimet në pikën kufitare në Bjeshkët e Istogut pasi u panë ushtria serbe?

- Advertisement -

Policia e Kosovës, departamenti i Kufirit në Perëndim, ka shtuar patrullimet në vijën kufitare me Serbinë në Bjeshkët e Istogut, aty ku u panë para disa ditësh ushtria serbe.

Ditën e fillojnë në sallën e takimeve në stacionit policor në qytetin e Istogut.

E nga aty zyrtarët policorë të Departamentit të Kufirit të Perëndimit, po i marrin instruksionet për patrullimet që do t’i bëjnë në vijën kufitare me Serbinë.

Pasi marrin instruksionet nga drejtori i këtij departamenti, këta pjesëtarë policie nisen për patrullim.

Mirëpo fillimisht, i vendosin pajisjet e nevojshme si armë të gjata e jelekë anti-plumb.

Në asistim të tyre, erdhën edhe njësia K-9 e Policisë me qenë të cilët ndihmojnë shumë  në terren.

Kështu, patrollat e Policisë u nisën drejt Bjeshkëve të Istogut, përkatësisht tek pika zero në Cerrovodë.

Me të arritur aty, efektivët e Policisë i zënë edhe pozicionet e tyre.

Fillimisht, vëzhgojnë terrenin nga ajri për të parë se a ka ndonjë lëvizje në kufi me shtetin serb.

Pasi sigurohen se gjithçka është në rregull, ata nisen drejt pikës zero.

Zyrtarë policorë në këmbë, me armë të gjata e disa me vetura vazhdojnë përgjatë rrugës e cila ndanë kufirin mes Kosovës e Serbisë.

Por, gjithmonë vigjilent për t’iu siguruar qytetarëve të Kosovës se asnjë pëllëmbë e vendit nuk mund të cenohet nga askush.

Kolonel Nexhmi Krasniqi, tregon se tashmë i kanë intensifikuar patrullimet në këtë pjesë të vendit.

Ai për Tëvë1 ka thënë që ditën kur u panë ushtria serbe në kufi me Serbinë, kanë qenë në patrullim të përbashkët me KFOR-in.

“Për shkak të një situate të para disa ditësh që gjoja kanë hyrë forcat serbe këndej, KFOR-i ka qenë pastaj ka qenë një panik bukur e madhe edhe te banorët. Por ne në vazhdimësi 24 orë jemi duke e mbajtë çështjen e sigurisë në atë pjesë andej dhe patrollat tona në vazhdimësi janë duke patrulluar dhe vëzhguar situatën për së afërmi… Ne aty ku e lyp nevoja dhe duhet me qenë do të jemi në vazhdimësi sepse për asnjë çmim nuk e lejojmë që askush të përzihet në sovranitetin e Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Ai tregon se janë të gatshëm që t’i kundërpërgjigjen çfarëdo kërcënimi që vjen nga shteti serb në atë pjesë.

“Policia e Kosovës posedon informacione bukur të mëdha në lëvizjen e çdo mjeti ushtarak, policor në atë pjesë. Kështu që ne do t’i përgjigjemi çdo herë që kemi informacione asaj zonës që mos të cenohet sovraniteti i Kosovës. Kështu që edhe për banorët atje nuk ka asnjë shqetësim më të voglin sepse kemi biseduar edhe me ta”, tha ai.

Po ashtu, kolonel Krasniqi thekson se tashmë trupat e KFOR-it kanë shtuar prezencën në këtë pjesë.

“Edhe pse kemi qenë të informuar 10 ditë përpara këtë kohë tashmë patrullimet e KFOR-it janë të shtuara në atë pjesë andej. Ne vazhdimisht sa herë që jemi duke shkuar andej jemi duke i takuar, kështu që nuk është pse janë prezenca e tyre me thënë që çfdarë është duke ndodhur por ata janë sepse e garanton rezoluta që ata duhet me patrullu në atë pjesë andej sepse e vetmja kjo pjesë ka mbetë që patrullojmë me KFOR-in”, tha Krasniqi.

E gjithë vija kufitare me Serbinë, patrollohet bashkë me trupat e KFOR-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit