2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Si ndikon alkooli tek shëndeti i zorrëve?

- Advertisement -

Një birrë e ftohtë ose një gotë vere mund të na japin kënaqësi dhe qetësojnë pas një vakti të shijshëm. Por çfarë u bën alkooli triliona mikrobeve që jetojnë në zorrën tonë? Sipas mjekut të Institutit Kombëtar të Shëndetit në New York Lorenzo Leggio, “ka shumë gjëra që ne nuk dimë për higjienën dhe rëndësinë e mikrobiomës së zorrëve.”

Është e qartë se disa baktere janë thelbësore për tretjen e duhur, funksionimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Në studimet e kryera ka rezultuar se konsumimi i shpeshtë i alkoolit shkakton një çekuilibër të baktereve në zorrë, gjë që shoqërohet me inflamacione.

Alkooli në sasi të larta dëmton indin që ndan pjesën e brendshme të zorrëve me pjesën tjetër të trupit dhe rrjedhimisht ky proces pasohet me dhimbje dhe dëme edhe në mëlçi.

Vitin e kaluar, u morën në analizë 71 persona të moshës nga 18-25 vjeç të cilët kishin çrregullim të përdorimit të alkoolit. Ekspertët dolën në përfundimin se këto ndryshime që shkaktonte alkooli te zorrët, bënin që të shtohej dhe dëshira për ta konsumuar. Kur ata ulën sasitë e alkoolit, u vunë re menjëherë përmirësimet në shëndetin e zorrëve.

Vlen të theksohet se alkooli i lartë në gjak shkakton refluks gastroezofageal, inflamacion të mukozës së stomakut, gjakderdhje gastrointestinale, si dhe mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të ezofagut, zorrës së trashë dhe rektumit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit