13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Si mund të shpallet Napoli kampion në xhiron e ardhshme?

- Advertisement -

Napoli fitoi sonte 0:1 kundër Juventusit, kështu që matematikisht mund të kurorëzohet si kampion i Italisë në fundjavën e ardhshme.

Napolitanët kryesojnë në tabelë me 78 pikë pas 31 xhirove, 17 më shumë se skuadra e pozitës së dytë, Lazio.

Me shtatë ndeshje të mbetura deri në mbyllje të sezonit 2022/23 në Serie A, pra në lojë janë edhe 21 pikë.

Napoli tashmë mund të shpallet kampion në Itali javën e ardhshme, nëse mposht Salernitanan, të shtunën e 29 prillit, dhe Lazio barazon ose humb kundër Interit, të dielën.

Napoli është në pritje të “Scuddettos” që prej vitit 1990, kur e kishin fituar titullin e dytë në histori të klubit.

Deri më tani në këtë sezon, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka regjistruar 25 fitore, tri barazime dhe tri humbje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit