Të ka ndodhur të frikësohesh, të dridhesh apo të të thahet goja, kur gjendesh në një ambient të mbyllur, si për shembull ashensori, autobusi, një dhomë e vogël; avioni, metroja, makina, vendi ku bëhet rezonanca magnetike etj.?
Nëse po, atëherë ti vuan nga klaustrofobia, nga frika prej vendeve të mbyllura.
Çfarë është klaustrofobia?
Klaustrofobia mund të jetë latente apo shumë e zhvilluar, duke krijuar, në varësi të rastit, edhe një kufizim në jetën e pacientit, i cili do ta ketë të vështirë të qëndrojë i vetëm në shtëpi apo të ndërrojë vend pune a vend banimi, si dhe të udhëtojë me mjete mekanike.
Klaustrofobia është klasifikuar në grupin e fobive të specifikuara. Ajo godet rreth 15% të popullsisë dhe karakterizohet nga një lloj frike irracionale, që ka si shkak një situatë vendimtare apo rrethanë konkrete. Gjatë një krize klaustrofobike, frika se mund të mbetet i “burgosur” brenda një hapësire të kufizuar, shkakton një atak paniku te personi që vuan nga kjo fobi.