Si mund ta dimë se kush e ka parë profilin tuaj në TikTok
Veçoria e “Historisë së Shikimit të Profilit” krijon një listë të përdoruesve që kanë vizituar profilin tuaj në 30 ditët e fundit. Problemi është se veçoria liston vetëm përdoruesit që gjithashtu e kanë të aktivizuar “Historinë e Shikimit të Profilit”.
Kjo do të thotë se kur aktivizoni funksionin, do t’ju bëjë të dukshëm në listat e historisë së përdoruesve të tjerë. Është një rrugë me dy drejtime – nëse mund të shihni se kush po shikon profilin tuaj, edhe përdoruesit do t’ju shohin gjithashtu.
Si të aktivizoni shikimet e profilit në TikTok
Hapni aplikacionin e TikTok-ut. Shkoni në profilin tuaj duke shtypur ikonën e profilit në këndin e poshtëm djathtas.
Prekni ikonën e gjurmëve në pjesën e sipërme djathtas të ekranit, më pas zgjidhni “Turn on”.