Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka thënë kandidatit të GUXO-s, Faton Pecit se ai si ministër i Bujqësisë, më së paku i ka ndihmuar vendlindjes së tij.
Tahiri thotë se Peci më shumë e ka ndihmuar komunën e Dragashit me 28 mijë banorë, se sa Mitrovicës.
Sipas tij, në raport me komunat e tjera, Peci e ka mbështetur Mitrovicën vetëm 1 për qind. /Politiko-Kanal10/