9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

“S’i lajnë fabrikat pa prodhu”- Bislimi thotë se po shkojnë gjyshet dhe jo të rinjtë

- Advertisement -

Zëvendëskrysministri Besnik Bislimi, nuk sheh kurrfarë rreziku për ikjen e njerëzve nga Kosova, pas liberalizimit të vizave.

Ai thotë se kjo është ‘propagandë që dikush po e bën në Kosovë’.

Bislimi në emisionin Konfront të KTV-së, deklaroi se nga njerëzit që po shkojnë, janë ‘kryesisht gjyshet për t’i parë nipat’.

Këta që thonë kanë me dalë 30 mijë vetë, kanë me dalë 50 mijë vetë, kanë me shku 100 mijë, këta nuk e dinë as sa bëjnë 100 mijë.

Është e pakapshme që shpresojnë ta dëmtojnë shtetin, me shpresën që e dëmtojnë Qeverinë.

Nuk është duke e pa kërkush (ikjen masive), është duke e dëshiru dikush, por nuk është tuj e pa kërkush.

Për shembull, këta thonë 20 mijë vetë kanë hyp në aeroplan këtë vit, po prej atyne 20 mijë vetave nja 5 mijë janë gjyshe tona që po shkojnë me i pa nipat atje, ato s’kanë me hi në treg të punës në Gjermani, as nuk kanë me i lanë fabrikat pa prodhu në Kosovë, se nuk kanë qenë në treg të punës”, tha Bislimi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit