Home Lajme Si komunizëm: Politikani serb që u rrah nga BIA pasi nderoi Jasharajt dërgohet nga spitali në burg

Si komunizëm: Politikani serb që u rrah nga BIA pasi nderoi Jasharajt dërgohet nga spitali në burg

0
Si komunizëm: Politikani serb që u rrah nga BIA pasi nderoi Jasharajt dërgohet nga spitali në burg

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, i cili u rrah brutalisht nga BIA serbe, është dërguar nga emergjenca e Spitalit të Beogradit në burgun qendror.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Çedomor Stojkoviq, i cili ka publikuar edhe pamje sesi Sandulloviq i shtrirë dhe në gjendje të rëndë, largohet nga spitali.

“Kjo është video e përcjelljes së Nikolla Sanduloviqit nga qendra emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikollës është në rrezik”, ka shkruar ai.

Avokati i Sandulloviqit tutje ka thënë se klienti i tij po akuzohet se ka vënë lule te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

“Më lejoni të përsëris: akuza zyrtare dhe formale është se ai “përhap urrejtje ndaj serbëve duke vendosur lule mbi varret e shqiptarëve dhe duke kërkuar falje nga shqiptarët për krimet e bëra””, ka shkruar ai në platformën “X”.

Exit mobile version