Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, sot do të mësojë kundërshtarin e saj në fazën e parë të kualifikimeve për Ligën e Europës.
Prishtina e siguroi pjesëmarrjen në këtë garë europiane, pasi fitoi ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës, duke u rikthyer për të marrë pjesë në Europë, pas disa vitesh mungesë.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, megjithatë, do të ketë disa kundërshtarë të vështirë përballë, të paktën në letër.
Gjigantët europianë, si Shakhtar Donetsk e Legia Varshavë mund të jenë dy nga disa klube që Prishtina mund të sfidohet në këtë fazë.
Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës:
Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Legia Varshavë (Poloni)
Sheriff Tiraspol (Moldavi)
CFR Cluj (Rumani)
Hapoel Be’er Sheva (Izrael)
Celje (Slloveni)
Spartak Trnava (Sllovaki)
Shorti do të hidhet nesër në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 15:00.