21.9 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Si është gjendja e saj? Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

- Advertisement -

Mediat e huaja shkruajnë se gruaja shtatzënë ka pësuar lëndime në kofshë teksa u kafshua nga peshkaqeni në plazhin e Isla Verde.

Boi, e cila është në gjendje të qëndrueshme, u dërgua në spitalin Universitar të Porto Rikos në Karolina.

Gruaja e ish-yllit të NBA-a po notonte në Resortin e famshëm Carolina kur ndodhi incidenti. Lëndimi nuk konsiderohet serioz, ndërsa nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim për notarët në zonë.

Nilda Jimenez, biologe në Departamentin e Burimeve Natyrore, konfirmoi se bëhet fjalë për një kafshim nga një peshkaqen, i llojit “tiburon gata” (peshkaqen infermier), një specie që jeton në ujëra të cekëta dhe aktualisht ndodhet në sezonin e çiftëzimit – çka rrit mundësinë e kontaktit me njerëzit.

Ndërkohë komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, Ruben Moyeno, bëri me dije se forcat e rendit reaguan menjëherë, duke i ofruar viktimës ndihmën e parë në vendngjarje. Ai bëri thirrje për kujdes maksimal nga pushuesit, sidomos në këtë periudhë kur peshkaqenët janë më aktivë. “Kushdo që sheh lëvizje të dyshimta ose prani të kafshëve detare si peshkaqenë, duhet të njoftojë menjëherë autoritetet përkatëse”, apeloi ai.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në plazhet përreth, ndërsa incidenti ka rikthyer vëmendjen mbi sigurinë në brigjet e Porto Rikos, sidomos në zonat e frekuentuara nga turistët.

Të ngjashme

Të fundit