19.2 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

“Si është e mundur”, “keni informacione të gabuara” – Avokati Keohe e ballafaqon Abrahamsin me një tjetër raport kontradiktor

- Advertisement -

Po vazhdon dëshmia e dëshmitarit Fred Abrahams. Ekspertit ndërkombëtar që punon për organizatën Human Rights Watch.

Edhe sot, Abrahams është përballur me dy kontradikta në disa raporte e komunikata që i kishte hartuar organizata e tij në vitet 1998-1999.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka gjetur një komunikate kontradiktore të HRW-së. Aty flitet për një gjykim që ishte bërë nga UÇK-ja për ndalimin e dy gazetarëve, përderisa ata nuk ishin ende të ndaluar.

“Ky është njoftim për shtyp nga Human Rights Watch. Ka dalë më 1 nëntor 1998, 9 ditë para se të uleshit me Thaçin e Limajn dhe këtu flitet për gjykatën ushtarake. Këtu thuhet se gjykimi u krye më 30 shtator 1998. Thuhet se gjykimi është mbajtur më 30 shtator 1998. Ju e dini këtë sepse e keni vendosur në njoftim për shtyp. Ky njoftim ka informacion të plotë për një nga elementët më të rëndësishëm kur janë mbajtur të ndaluar këta persona”, tha Keohe.

“Ju e dini që gjykimi nuk mund të jetë mbajtur më 30 shtator nëse këta persona sipas njoftimit tuaj janë deklaruar të humbur pas 18 tetorit”, tha Keohe.

“Kemi dy pjesë mohuese. Se kisha të qartë. Unë po merrja informacione po botoja materiale që na jepnin, nuk mund të them nëse dokumentet janë të sakta. Këtë nuk e di”, tha Abrahams.

Gazetarë serbë, të cilët ishin të dyshuar për krime lufte në Bosnje.

Kurse, pjesa tjetër flet për një raport ku Thaçi citohet të ketë folur për “fuqizimin e strukturave ushtarake”, kurse Keohe ka thënë se ai ka folur për “forcimin e strukturave civile”.

“Duke marrë paraysh se informacioni është i gabuar, dhe duke marrë parasysh që Thaçi ka folur për struktura civile, e artikulli flet për struktura ushtarake. Besoj pajtoheni që z.Thaçi po mundohej ta përfaqësonte më mirë para komunitetit ndërkombëtar?”, pyeti Keohe. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit