Të gjithë e dini një nga këngët më melankolike të një prej artistëve më të njohur shqiptar, Muharrem Qena, “Lamtumirë”. Teksti i këngës është një nga më të njohurit pas “Kaqurreles”.
Gazetari Nebi Qena që është edhe djali i artistit të njohur që përpos muzikës ka qenë edhe regjisor e aktor teatri i qindra shfaqjeve, e ka publikuar fotografinë e një letre, në të cilën Muharrem Qena e kishte shkruar tekstin e këngës së njohur. Për dallim nga teksti origjinal i saj, ai ka bërë disa ndryshime të vogla.