18.6 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Si e mori vesh Kudusi Lama për vrasjen e Luan Haradinajt? Atë ditë që u varros Luani, takova Xhavit Halitin, kuptova se çka po ndodh në Kosovë

- Advertisement -

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, në një rrëfim sonte në Pressing në T7 tregoi për takimin e parë me Xhavit Halitin në Kukës, atë ditë që ishte varrosur Luan Haradinaj.

Lama tha se Haliti kishte marrë pjesë në varrimin e Luan Haradinajt më pas kishte takuar takimin.

“Më tha ka ardhë një kosovar dëshiron të takojë, dola në orën 18:00 në Kukës, ky ka qnë takimi im i parë me Xhavit Halitin. Unë s’e njiha, u njohëm aty për herë të parë më 7 maj 1997, atë ditë që është varrosur Luan Haradinaj. Ka marrë pjesë në varrimin e Luanit ishte kthyer në Kukës dhe ndërkohë ka kërkuar që të takohet me mua për të biseduar. Ky ishte takimi i parë dhe pastaj u bëmë shumë miq me Xhavitin”, tha Lama në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit