-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Si e “kopjoi” këtë herë Meghan Markle stilin e Princeshës Diana

- Advertisement -

Meghan Markle ka dhënë një intervistë shumë të lirshme për revistën The New York Times, The Cut, ku ka folur për jetën e saj të re në Los Angeles që nga shpërngulja nga Montecito.

Gjatë intervistës së gjatë me gazetaren Allison P.Davis, Dukesha e Sussex-it prezantoi një shije të brendshme të shtëpisë së saj dhe shkollës së Archie-t, ndërsa u shpreh se do të hapë sërish llogarinë e saj në Instagram.

Në fotosesionin e bërë për The Cut, Meghan Markle duket më e bukur dhe e qetë se kurrë. Në kopertinë, 41-vjeçarja ka veshur fustanin “Colorblock Tulle” të Tory Burch, i cili ka një qafë të lartë dhe e ka shoqëruar me një palë vathë Lanvin jeshil të ndezur.

Kjo foto e veçantë na kujtoi jo pak kopertinën e librit të Andrew Morton, “Diana Her True Story-In Her Own Words” dhe bëhet fjalë për biografinë e princeshës së ndjerë. Ish-gruaja e Princit Charles kishte veshur gjithashtu një golf të zi dhe u fotografua nga legjendar Patrick Demarchellier në vitin 1992.

Në intervistë, Meghan Markle flet sinqerisht si për procesin e gjetjes së shtëpisë së përsosur në Los Angeles, por edhe për mënyrën se si ajo festoi ditëlindjen e saj të 41-të në fillim të gushtit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit