3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Si dy pika uji, vajza e Beyonce një kopje identike e nënës së saj

- Advertisement -

Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay-Z, ndoqi finalet e NBA me babain e saj.

Teksa reperi i njohur po bëhej gati për të përshëndetur arenën, ai i dha një puthje dhe përqafoi vajzën e tij, e cila i buzëqeshi paksa e bezdisur, pasi për pak ia prishi kaçurrelat e bukura.

10-vjeçarja zgjodhi për paraqitjen e saj një palë atlete të zeza të markës Nike, të cilat i kombinoi me një palë unaza argjendi dhe buzë me shkëlqim. Flokët e saj ishin të krehura në mënyrë natyrale në kaçurrela, ndërsa ajo kishte një thekë shumë të lehtë për të kornizuar fytyrën e saj.

Në videon e postuar në llogarinë zyrtare të NBA në Instagram, Jay Z përqafon Blue Ivy, ndërsa ajo duket se i thotë: “Babi, flokët e mi!

Ashtu siç pritej, fansat e Beyonce nxituan të komentojnë videon, duke vënë në dukje ngjashmërinë e vogëlushes Blue Ivy me nënën e saj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit