-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Si do të rreshtohet sonte Shqipëria ndaj Spanjës

- Advertisement -

Armando Broja do të jetë nga minuta e parë në “RCDE Stadium” për të udhëhequr sulmin e Shqipërisë kundër Spanjës dhe në krah të tij është përzgjedhur Myrto Uzuni.

Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 19:45.

Për ta nisur nga fillimi, në portë do të jetë Strakosha dhe në mbrojtje treshja fantastike Gjimshiti, Ismajli dhe Kumbulla.

Në mesfushë nga krahët do të jenë Hysaj dhe Ivan Balliu dhe si diga në mesfushë do të jenë Keidi Bare që luan në stadiumin e tij, Gjasula dhe Qazim Laçi.

Sulmi siç e thamë dyshja Broja-Uzuni dhe ky formacion mendohet të jetë më i miri i mundshëm pa harruar që nga stoli mund të vijnë “përforcime” të rëndësishme si Nedim Bajrami, Manaj, Cikalleshi e Vrioni.

Shqipëria;(3-5-2): Strakosha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla, Hysaj, Bare, Gjasula, Laçi, Balliu, Armando Broja dhe Uzuni.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit