Në dyluftimin e 24 shtatorit nuk i bënë ballë Policisë së Kosovës.
Agresioni i Serbisë në Banjskë dështoi, e terroristët u detyruan të largohen nga territori kosovar.
Por një këso përgjigje, trupat e udhëhequra nga Milan Radoiçiq po thuhet se do ta merrnin edhe nëse në aksion do vihej Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga një ujdi e 2013-ës nuk shkon në veri pa aminin e KFOR-it.
E Afrim Veseli, ushtarak tani në pension, vlerëson se me urdhër potencial të Komandantes Supreme të koordinuar me aleatët, FSK-ja do mobilizohej atë ditë.
Konform situatës në terren, do të vendosej edhe për llojin e sasinë e municionit që do përdorej.
Por artileria do të përdorej proporcionalisht me sulmuesit, sipas ish-atasheut ushtarak Xhavit Gashi, që të mos rrezikohen edhe civilët.
Për ushtarakët, deri te intervenimi i ushtrisë kosovare në veri vjen veç nëse Serbia nis agresion të hapur e me artileri të rëndë.