22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Si do ta bindë ShBA-ja Spanjën ta njohë Kosovën?

- Advertisement -

Të mërkurën, gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan, u përmend synimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Nga njëra anë, kongresisti republikan Keith Self, foli për atë se si ky është qëllimi kryesor i Republikës kosovare, përderisa e theksoi se disa anëtare të aleancës, nuk e njohin mëvetësinë e saj.

Në këtë kontekst, ishte admirali në pension Mark Montgomery, që tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përdorin fuqinë e tyre të rëndësishme që të shtyjnë vendet siç është Spanja të ndërrojnë qëndrimin refuzues, raporton Klan Kosova.

Shteti spanjoll, bashkë me Greqinë, Rumaninë e Sllovakinë, përbëjnë katërshen mosnjohëse nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit me seli në Bruksel, thotë se këto katër vende kanë arsye të brendshme që nuk po lëvizin drejt njohjes.

Të ngjashme

Të fundit