Cristiano Ronaldo Jr po tregon se është duke bërë hapa të shpejtë në rrugën e tij drejt futbollit profesionist, me synimin e qartë për të ndjekur gjurmët e babait të tij legjendar, Cristiano Ronaldo.
15-vjeçari tashmë ka depërtuar në përfaqësuesen e Portugalisë U16, ku së fundmi ka bërë edhe debutimin e tij, duke konfirmuar progresin e madh që ka arritur në vitet e fundit.
Së fundmi, një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku Cristiano Jr shihet duke demonstruar aftësitë e tij teknike në stërvitje.
Ai realizon me lehtësi disa lëvizje të vështira me topin, duke shfaqur vetëbesim dhe finesë që të kujtojnë stilin e babait të tij.
Edhe pse është ende herët për të folur për një karrierë të konsoliduar në futbollin profesionist, është e qartë se 15-vjeçari po punon vazhdimisht për të përmirësuar lojën e tij dhe për t’u bërë një futbollist cilësor, me ambicien për ta bërë krenar Cristiano Ronaldon.






