Avokati Arianit Koci ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit në Prokurori për të dëshmuar.
Koci në emisionin Pressing në T7 tha se si avokat e ka rekomanduar që të paraqitet në Prokurori, ndërsa si qytetarë, pas veprime të sistemit të drejtësisë, thotë se Kurti ka bërë mirë që nuk ka shkuar.
Ai thotë se Kurti po ia zbulon të gjitha të metat sistemit gjyqësor dhe prokurorisë.
“E kom rekomandu kryeministrin me u paraqit, pas këtyre veprimeve, unë pas këtyre veprimeve si qytetar them se shumë mirë ka bo qe nuk u shku. Sepse ai me këtë veprim politik po I qet të gjitha metat e sistemit gjyqësor, pra ky është një veprim I pastër politik, të gjitha këto tjerat fjalë që thojnë se do të veprojnë sipas ligjit janë farsë. Edhe po e dëshmojnë sat ë dobët e kemi systemin e gjyqësisë dhe prokurorinë në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Ai tha Kurti po e lufton prokurorinë më të gjitha metat që i ka.
“Po hymë në muajin e katërt që spo munden me ja marr dëshminë. Nëse për cdo dëshmitar I hupim nga katër muj asnmjë hetim kurrë ska me u kry. Meqenëse këtu mbizotëron ligji i të fortit, atëherë le ta dinë qytetarët e Kosovës që për të fortin nuk vlejnë të gjitha këto rregullat që vlejnë për ata që nuk janë të fortë”, tha Koci.