“Si asnjëherë më parë i lumtur në jetën time”, reagimi i çuditshëm i Sallahut pas vendimit të Kushtetueses

- Advertisement -

Gjykata Kushtuese ka vendosur lidhur me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Kushtetueses, Dekreti i Presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik.Më tutje në vendim thuhet se deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë afat prej 34-të ditësh që të zgjedhin presidentin e ri.

Lidhur me këtë ka reaguar këshilltari ligjor i kryeministrit Kurti, Blerim Sallahu.

Ai është shprehur se si asnjëherë më parë është i lumtur në jetën e tij pas vendimit të Gjykatës Kushtetuse.

Postimi i plotë:

Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë jetën time ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues

Të ngjashme

Të fundit