Home Sport Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit, duke e tejkaluar edhe Mbappen

Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit, duke e tejkaluar edhe Mbappen

0
Si arriti Vinicius të bëhej lojtari më i paguar i Real Madridit, duke e tejkaluar edhe Mbappen

Pasi mori çmimin FIFA The Best për futbollistin më të mirë në botë, braziliani Vinicius u bë lojtari më i paguar i Real Madridit.

E përditshmja spanjolle AS raporton se kontrata e fundit e nënshkruar nga Vini në 2022 përfshinte një rritje në rastin e fitimit të Topit të Artë ose çmimit The Best.

I zgjedhur si lojtari i vitit nga FIFA, Vinicius Jr fitoi një rritje në pagën e tij, e cila deri më tani arrinte në 15 milionë euro.

Kështu, braziliani do të fitojë rreth 20 milionë euro në dy sezonet e ardhshme, duke kaluar kështu Kylian Mbappe si lojtari më i paguar i Real Madridit.

Për më tepër, nëse Vinicius Junior fiton Topin e Artë ose FIFA The Best, paga e tij do të rritet më tej, shkruan gazeta madrilene.

Vinicius tashmë ka shënuar 13 gola me nëntë asistime në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Exit mobile version