Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë.
Jashari, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se VV’ja do ta shfrytëzonte politikisht edhe ish-presidentin Hashim Thaçi po të mos ishte gjallë.
“Rugovizmi i Vetëvendosjës. Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë se, edhe përmendoren e tij e kishin vendosë veç me fitu naj votë”, ka shkruar ai.
Lidhur me përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës ka pasur një sërë reagimesh ndaj partisë në pushtet.