Dy ditë më parë publiku shqiptar u trondit nga ngjarja e rëndë ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona në Prishtinë.
E sot është duke u mbajtur protesta lidhur me rastin në fjalë.
Në këtë protestë po marin pjesë edhe fytyra publike.
Protestës i janë bashkuar edhe Shyhrete Behluli bashkë me vajzën e saj, Engjëllusha Salihun.
Fotografinë e ka postuar Shyhretja në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” pjesë e të cilës është një numër i madh i njerëzve të cilët kanë dalë për të kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.