8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Shutanovac: Kosova përjashtohet nga programi i Kornizës së Investimeve të BE-së me vlerë 30 miliardë euro

- Advertisement -

Ish-lideri i Partisë Demokratike në Serbi, Dragan Shutanovac, ka bërë një postim mjaft shqetësues në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me një masë ndëshkuese tepër të rëndë ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.

Shutanovac ka deklaruar sot që Kosova mund të jetë përjashtuar nga programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, një program që kap një vlerë të jashtëzakonshme prej 30 miliardë eurove.

“Ashtu siç qëndrojnë gjërat, Kosova është përjashtuar nga programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor i cili kap vlerën e 30 miliardë eurove”, tha Shutanovac.

“Kurti, ende i kënaqur!? Përveç shkatërrimit të raportit Beograd-Prishtinë, ai në thelb po punon edhe për rënien e shoqërisë kosovare”, vazhdoi ai.

Shutanovac, një ndër politikanët e rrallë që mbështet anëtarësimin e Serbisë në BE dhe në NATO, e ka bërë me faj kryeministrin e Kosovës për një gjë të tillë duke thënë që personalisht nuk është i lumtur për sanksionimin e Kosovës.

“… fatkeqësisht në Prishtinë është një njeri në pushtet i cili – si askush para tij – nuk dëshiron të pranojë se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë kanë të njëjtat të drejta. Personalisht nuk jam i lumtur për sanksionimin e asnjë vendi, por është e qartë se zyrtarët e BE-së kanë vendur”,  shkroi tutje ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit