Në mënyrë ilegale, shumë armë qarkullojnë në Kosovë, një pjesë e të cilave arrijnë të konfiskohen nga Policia e Kosovës.
Shumica e tyre vlerësohet se janë në qarkullim që nga koha e luftës.
Kështu, konsideron njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Krahas kësaj, kërkohen veprime nga shteti.
Bazuar në numrin e madh të armëve pa leje që qarkullojnë në Kosovë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku, thotë se duhen shtuar veprimet institucionale në zvogëlimin e tyre.
Ndër vite, Policia e Kosovës llogaritet që konfiskon rreth 1200 deri në 1500 armë të ndryshme ilegale.