8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Shumica e amerikanëve janë kundër operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza

- Advertisement -

55% për qind e amerikanëve janë shprehur kundër operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza, krahasuar me vetëm 36 për qind që janë pro, sipas një sondazhi të ri.

Ky është një ndryshim i madh që nga nëntori, kur gjysma e amerikanëve ishin pro operacioneve të Izraelit në Gaza, ndërsa 45 për qind ishin kundër.

Amerikanët që u përkasin të dyja partive kryesore politike janë bërë më kritikë ndaj operacioneve të Izraelit gjatë katër muajve të fundit. Miratimi i veprimeve të Izraelit në mesin e demokratëve ka shënuar rënie me 18 për qind, ndërsa miratimi nga republikanët ka rënë me 7 për qind, sipas sondazheve.

Ndryshimi në opinionin publik amerikan vjen pasi qeveria amerikane ka shprehur hapur tashmë zhgënjimin e saj me aleatin e saj Izraelin.

Më 25 mars, SHBA abstenoi në votimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke lejuar që një mocion i tillë të kalojë për herë të parë gjatë luftës, pasi ka vendosur veton në mënyrë të vazhdueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit