16.1 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Shumëkush mendon se kënga e re e Selenas i dedikohet ish-të dashurit, por çfarë thotë këngëtarja

- Advertisement -

Selena Gomez ka reaguar ndaj thashethemeve se kënga e saj e re, “Single Soon”, ka të bëjë me marrëdhënien e saj me këngëtarin kanadez, The Weeknd.

Javën e kaluar doli kënga dhe videoklipi i saj i ri dhe menjëherë pas kësaj filluan thashethemet se 31-vjeçarja po fliste për The Weeknd, me të cilin ka pasur një lidhje nëntëmujore në vitin 2017.

Këngëtarja ka shkruar në rrjetet sociale për kuptimin e këngës së saj të re dhe i ka mohuar thashethemet përmes një reagimi lidhur me spekulimet.

Në raportimin e Hollywood Life thuhej se fansat e Selenas besojnë se “Single Soon” i dedikohet marrëdhënies së saj me The Weeknd.

“Nuk mund të jetë më e pasaktë”, është komenti i Gomez në këtë publikim.

Ndërsa në një postim të mëhershëm, këngëtarja ka shpjeguar kuptimin e vërtetë të kësaj kënge: “Faleminderit për gjithë dashurinë për ‘Single Soon’! Është një himn i këndshëm për të qenë rehat në lëkurën tuaj dhe për ta dashur shoqërimin me vetveten… dhe është gjithashtu shumë argëtuese të kërcesh me të!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit