-4.4 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Shumë sportive dhe në super formë, Rita Ora merr vëmendjen gjatë një shëtitje me biçikletë

- Advertisement -

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në Sydney, teksa u shfaq në formë të shkëlqyer fizike gjatë një shëtitjeje me biçikletë së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin dhe aktorin Taika Waititi.

35-vjeçarja, e njohur për hitin “I Will Never Let You Down”, tregoi barkun e tonifikuar në një paraqitje sportive që nuk kaloi pa u vënë re, shkruan “DailyMail”.

Për daljen e saj, Rita kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër të zezë të kombinuar me pantallona të shkurtra të kuqe, ndërsa në njërën dorë mbante një batanije pikniku teksa largohej nga një park.

Ajo dukej në humor të mirë dhe buzëqeshte për paparacët, duke reflektuar energji pozitive gjatë gjithë kohës.

Më pas, artistja iu bashkua bashkëshortit të saj për një xhiro të qetë me biçikletë nëpër qytet, ndërsa gjatë shëtitjes çifti bëri edhe një ndalesë për kafe. Rita tregoi se i respekton rregullat e sigurisë rrugore në Australi, pasi mbante helmetë gjatë udhëtimit.

Këngëtarja u martua me Taika Waititi në vitin 2022 në një ceremoni sekrete, pasi ishte pikërisht ajo që theu traditën dhe bëri propozimin për martesë.

Të ngjashme

Të fundit