27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

“Shumë njerëz kanë folur shumë keq për Chelsean gjatë gjithë sezonit”, Palmer flet pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

- Advertisement -

Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen e zhvilluar në SHBA. Ky është trofeu i dytë për klubin londinez këtë vit, pas triumfit në Ligën e Konferencës në muajin maj.

Ylli i mbrëmjes ishte Cole Palmer, i cili shënoi dy gola në minutat 22’ dhe 30’, ndërsa Joao Pedro vulosi rezultatin me një gol tjetër në minutën e 43’. Me dy gola dhe një asist, Palmer u shpall me meritë “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas përfundimit të finales, talenti anglez theksoi se Chelsea është në ndërtim të një epoke të re, duke nënvizuar edhe faktin që shumë kush i nënvlerësoi para kësaj gare.

“Trajneri Maresca po ndërton diçka të veçantë. Kemi një ekip të ri dhe të shkëlqyer. Shumë njerëz kanë folur keq për ne gjatë sezonit, por mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Trajneri hartoi një plan të shkëlqyer loje. Ai e dinte ku do të ishin hapësirat dhe si të më lironte në mënyrën më të mirë. Unë thjesht u përpoqa t’ia ktheja me gola”, deklaroi Palmer.

Ai përfundoi deklaratën me një mesazh për skeptikët, duke thënë se fitorja kështu është më e ëmbël.

“Ndihem shumë mirë. Është edhe më e ëmbël kur fiton në një finale ku të gjithë dyshonin tek ne. E dinim që do të ishte një sfidë e madhe, por treguam karakter dhe e fituam kundër një skuadre të madhe si PSG”, nënvizoi Palmer.

Chelsea tashmë ka fituar dy trofe madhorë në vitin 2025 dhe po e nis fuqishëm epokën nën drejtimin e Enzo Maresca.

Të ngjashme

Të fundit