27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Shuma milionëshe – Zbulohet se sa fiton saktësisht eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano

- Advertisement -

Në vitin 2025, Fabrizio Romano është ndër njerëzit më të ndjekur në botë, me 81.9 milionë ndjekës në rrjete të ndryshme sociale, duke u konsoliduar si autoriteti absolut për lajmet e transferimeve në futbollin ndërkombëtar.

Romano e nisi karrierën në moshën 18-vjeçare, duke punuar për “TuttoMercatoWeb”, përpara se të bashkohej me “Sky Sport Italia” dhe të bashkëpunonte ngushtë me ekspertin Gianluca Di Marzio.

I vendosur për të ndërtuar diçka personale, ai krijoi projektin e tij mediatik, i cili me kohën u kthye në një sukses të jashtëzakonshëm – aq sa përfitoi një vend në listën “Forbes 30 Under-30”.

Me frazën tashmë ikonike “Here we go!”, Romano është kthyer në burimin më të besueshëm për përditësimet më të fundit të merkatos.

Ai bashkëpunon me “CBS Sports Golazo”, “Sky Sports”, “The Guardian”, si dhe me një sërë markash të njohura ndërkombëtare, ndërsa ka ndërtuar edhe një pasuri të konsiderueshme falë prezencës së tij online.

Sipas platformës “Hafi”, që përdor algoritme për të llogaritur të ardhurat përmes ndjekësve, angazhimit dhe shikueshmërisë, Romano ka përfituar midis $298,826 dhe $416,158 vetëm gjatë muajit të fundit nga Instagram, TikTok dhe YouTube.

Më shumë se gjysma e të ardhurave – rreth $232,000 deri në $318,000 – vijnë nga Instagrami, platforma ku ai ka ndjekësit më të shumtë.

Të ardhurat e tij vjetore llogariten të jenë midis $3.5 milionë dhe $4.9 milionë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023, kur “Wtfoot” e vlerësonte pasurinë e tij rreth $2.1 milionë.

Nuk është dhënë një përllogaritje e saktë për fitimet nga X (ish-Twitter) për këtë vit, por në vitin 2023, aplikacioni “Notus” e vlerësonte fitimin mujor të tij në këtë platformë rreth $86,780.

Në kulmin e merkatos, Romano fle vetëm pesë orë në ditë, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me agjentë, lojtarë dhe klube nga e gjithë bota.

Pavarësisht këtij ritmi të çmendur, ai e pranon se asnjëherë nuk e kishte parashikuar këtë sukses:

“Gjithmonë i kam dashur rrjetet sociale, por kurrë nuk kam menduar se do të krijoja një markë kaq të njohur,” – tha ai për TransferMarkt.

“Nuk jam tipi që përdor slogane, por fraza ‘Here we go!’ lindi rastësisht. E shkrova në fund të një postimi dhe njerëzit filluan të më pyesnin nëse një marrëveshje e kishte atë status. Pasi pashë që e bënte lexuesin të lumtur, vendosa ta mbaja dhe t’i jepja peshën që meriton – ta përdor vetëm kur gjithçka është në vend dhe marrëveshja është reale.”

Sot, në moshën 32-vjeçare, dhe duke mbështetur Watfordin në Championship, Romano ka ndërtuar një perandori personale mediatike, duke kthyer pasionin për futbollin dhe informacionin në një biznes milionësh, pa harruar që gjithçka nisi thjesht me një lajm kur ishte adoleshent.

Të ngjashme

Të fundit