22.4 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Shukri Buja zotohet për përmirësim të transportit publik në Lipjan

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është takuar me qytetarë, nxënës dhe punëtorë që çdo ditë përballen me vështirësitë e transportit publik. Ai dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre për vonesat, mungesën e lidhjeve të rregullta dhe sfidat e përditshme në udhëtim, duke theksuar se ky realitet kërkon zgjidhje urgjente dhe të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, Buja premtoi ndërtimin e një stacioni të ri të autobusëve në Lipjan, vendosjen e lidhjeve të rregullta ndërmjet qytetit dhe fshatrave, si dhe transport publik falas për nxënësit. Ai theksoi se udhëtimi i mëngjesit nuk ishte thjesht një rrugë drejt Prishtinës, por një takim i drejtpërdrejtë me hallet dhe nevojat e qytetarëve të Lipjanit – dhe një zotim për t’i adresuar ato me seriozitet.

Postimi i plotë:

Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit.

Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët.

– Stacion i ri i autobusëve në Lipjan;
– Lidhje të rregullta mes qytetit dhe fshatrave;
– Transport publik falas për nxënësit.

Autobusi i mëngjesit nuk ishte vetëm udhëtim, por një takim i vërtetë me jetën reale të qytetarëve të Lipjanit.

Të ngjashme

Të fundit