12.9 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Shukri Buja viziton Lulishten “Labi”: Shembull i biznesit vendor që forcon ekonominë e Lipjanit

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar sot një vizitë në Lulishten “Labi”, një prej bizneseve të suksesshme të qytetit.

Ai tha se, përveç bukurisë së luleve, kjo lulishtje është shembull i gjallë i fuqisë së biznesit lokal, i cili kontribuon në forcimin e ekonomisë komunale, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e mundësive të reja zhvillimore për Lipjanin.

“Bizneset si ‘Labi’ meritojnë mbështetje dhe përkrahje, sepse së bashku me to ndërtojmë një Lipjan më të zhvilluar ekonomikisht”, u shpreh Buja.

Ai shtoi se në programin e tij qeverisës prioritet do të jetë mbështetja e ndërmarrësve vendorë, të cilët, sipas tij, janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit