- Advertisement -
Shukri Buja, kandidat për kryetar të Lipjanit, ka vizituar sot bizneset e vogla në qytetin e Lipjanit, të cilat i quajti “motorin e vërtetë të ekonomisë” dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve.
Ai theksoi se bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së komunës.
“Përmes përkrahjes së tyre ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme,” u shpreh Buja, duke shtuar se ato do të jenë gjithmonë në qendër të programit të tij.
Vizita u përmbyll me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari.