Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar tregun e qytetit, ku ka vlerësuar se gjendja aktuale është “alarmante”, për shkak të mungesës së tezgave, tualeteve, hapësirave të sigurta dhe infrastrukturës elementare.
Ai është zotuar se, nëse merr drejtimin e komunës, Lipjani do të ketë një treg modern e funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze dhe tregtarët do të punojnë të sigurt e të organizuar.