Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka nisur ditën me një takim miqësor, duke ndarë kafen e mëngjesit me Eminin, sportistin e njohur të atletikës dhe një emër krenarie për Lipjanin.
Buja ka falënderuar të gjithë miqtë dhe përkrahësit për besimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.
“Së bashku po ecim drejt fitores që Lipjani e meriton!”, ka theksuar ai, duke nënvizuar se kjo mbështetje e fortë është garanci për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.