Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka nisur ditën me një kafe mëngjesi së bashku me profesoreshën Shyhrete Kelmendi, të cilën e cilësoi si ikonë të arsimit shqip në komunë.
Shyhrete Kelmendi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe thelbësor në arsimimin e shumë brezave gjatë viteve ’90, në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku vazhdon të japë mësim edhe sot.