Kandidati i PDK për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Majlinda Lalinovci Ramadani dhe Vilson Gashi, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Janjevës.
Në këtë takim, u diskutua hapur për sfidat e përditshme me të cilat përballen gratë e këtij lokaliteti, si dhe për mundësitë që komuna duhet t’u ofrojë për të rritur mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.
Buja tha se mbështetja e fuqishme që ekipi i tij po merr në terren është një motivim shtesë për ta sjellë ndryshimin që, sipas tij, Janjeva dhe Lipjani e meritojnë.