Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka ndarë mëngjesin me dy miq të çmuar nga Gadimja: Shumëzim Aliun, aktivist i hershëm i PDK-së, dhe Xhelal Aliun, pronar i gurëthyesit “Xhani ShPK”.
Po ashtu, Buja u takua edhe me biznesmenin nga Kraishta, Qazim Dedushi, pronar i firmës së parqeve “Binjakët”.
“Mbështetja e tyre e fuqishme është dëshmi se bashkë po ndërtojmë fitoren që do ta sjellim në Lipjan”, ka deklaruar Buja.