22.7 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Shukri Buja takim me qytetarët e Dobrajes: Mbështetja që morëm na motivon, fitorja është e jona

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Dobraja.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga Agoni, kandidat për Kuvendin Komunal, ku ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë dhe diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet ky fshat.

Buja tha se mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morën nga Dobraja u shërben si motivim shtesë për të vazhduar rrugën e tyre politike drejt ndryshimit.

“Fitorja është e jona”, u shpreh ai.

Të ngjashme

Të fundit