17 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Shukri Buja: Shpella e Gadimes, mundësi e madhe për zhvillim turistik dhe ekonomik

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot Shpellën e Gadimes së bashku me Argjendin, kandidatin për Kuvend Komunal.

Buja tha se kjo perlë e nëntokës është një nga mrekullitë më të rralla që ka Kosova dhe rajoni, duke theksuar se përveçse pasuri natyrore, ajo është edhe një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik e turistik për Gadimen dhe gjithë komunën.

“Në mandatin e ardhshëm do të investojmë në infrastrukturë moderne, lidhjen e shpellës me Prishtinën dhe aeroportin, promovimin e saj në rrjete sociale e tregun ndërkombëtar, si dhe krijimin e guidave profesionale për vizitorë vendorë e të huaj”, ka deklaruar Buja.

Ai ka shtuar se do të mbështeten bujtinat, produktet vendore dhe nismat e ekoturizmit, duke hapur kështu mundësi të reja për bizneset lokale.

“Shpella e Gadimes do të kthehet edhe në qendër edukimi e shkence përmes vizitave shkollore, kërkimeve universitare dhe konferencave ndërkombëtare”, tha Buja, duke premtuar se Gadimja do të shndërrohet në një destinacion turistik të denjë për vizitorë nga e gjithë bota, por edhe në mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Të ngjashme

Të fundit