Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka qëndruar me veteranët dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së.
Ai ka thënë se besimi i tyre është frymëzimi më i madh.
“Sonte, në një tubim madhështor, u ndjeva i nderuar dhe i përulur para mbështetjes së fuqishme të veteranëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të mi të UÇK-së”.
“Besimi i tyre është frymëzimi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores. Zgjidhja e sfidave të tyre të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër”.
Fitorja është e jona”, ka thënë Buja.