25.9 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Shukri Buja premton revolucion në infrastrukturën e Lipjanit: Do ta bëjmë realizimin e plotë të projektit me katër korsi, rrethrrotullime dhe rrugë të reja

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së, për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja ka premtuar se do të sjell risi në infrastrukturën e kësaj komune, ku do t’i jep fund kaosit në trafik.

“Qyteti i Lipjanit është vazhdimisht në rritje dhe ka nevojë për zgjidhje afatgjata në trafik.🚗

Prandaj nisëm projektin për zgjerimin e rrugëve kryesore me 4 korsi, me shtigje për biçikleta dhe trotuare për këmbësorët.

Fatkeqësisht, qeverisja aktuale e ndryshoi projektin:
nga katër korsi në vetëm tri, duke sjellë kaos trafiku dhe bllokim të kryqëzimeve”, tha ai

Buja gjithashtu tha se do ta përfundojë projektin ashtu siç ishte planifikuar:

– Katër korsi të plota për qarkullim,
– ⁠Dy rrethrrotullime funksionale për lehtësimin e pengesave,
– ⁠Vazhdimin e rrugës Qamil Olluri deri te rruga Sadik Shala, që do të shkarkojë qendrën nga trafiku i rënduar.

“Ky nuk është vetëm një projekt rruge.

Është ndërtim i një të ardhme më të mirë për Lipjanin, një qytet me lëvizje më të lirë, me ajër më të pastër dhe më pak stres për qytetarët.

Mos u kënaqni me zgjidhje të pjesshme.
Bashkohuni me ne për një Lipjan që funksionon për të gjithë.🤝”, deklaroi Buja.

Të ngjashme

Të fundit