Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar se parkingu aktual në Lipjam nuk është funksional.
Ky mosfunksipnalizim i këtij projekti, sipas Bujës vjen pasi i njëtjti s’hyrje direkte nga Sheshi “Adem Jashari”.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Buja dhe ekipi i tij kanë menduar diçka që s’është dëgjuar më parë.
- Hyrje direkte nga Sheshi, për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë.
- 21 kupola xhami, secila në nder të një dëshmori të komunës
Duke e funksionalizuar këtë parking, Buja ka për qëllim që të sjell në mes të qytetit edhe kujtimin për vlerat e luftës.
“Kupolat sjellin dritë natyrale, më pak shpenzime dhe më shumë estetikë për qytetin tonë.
Ky është vizioni ynë për Lipjanin: zhvillim modern, respekt për historinë dhe kujdes për qytetarin”, tha ai