Kandidati i PDK-së për Lipjanin, Shukri Buja, deklaron se “Lipjani ka nevojë për hyrje të denja, moderne dhe të sigurta në qytet”.
Prandaj, ai thotë se do të ndërtojnë “dy rrethrrotullime të reja, në pikat më të rëndësishme hyrëse të qytetit – me standarde të reja urbane, për qarkullim të lehtësuar dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik”.
Buja thotë se “Rrethrrotullimi i parë do të ndërtohet në kryqëzimin e rrugëve “Avdi Kelmendi”, “Lekë Dukagjini” dhe “Ibrahim Rugova” – një pikë kyçe për hyrje në qytet. Krahas tij, do të ndërtohet edhe një nënkalim për këmbësorë dhe shteg për çiklistë, për të garantuar lëvizje të sigurt dhe të organizuar për të gjithë.
Rrethrrotullimi i dytë do të vendoset në kryqëzimin e rrugëve “Haxhi Kleqka”, “Marie Shllaku” dhe “Ibrahim Rugova” – duke përmirësuar ndjeshëm qasjen në qytet nga jugu dhe duke pakësuar ndjeshëm bllokadat në komunikacion”.
Postimi i plotë: