22.8 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Shukri Buja: Parqet në Lipjan pa mirëmbajtje, qytetarët duan ndryshim

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka kritikuar gjendjen e parqeve në qytet, duke thënë se ato janë të mbuluara nga bërllogu, pa ujitje dhe pa mirëmbajtje.

“Parqet e ndërtuara gjatë mandatit tim si kryetar, sot janë të mbuluara nga bërllogu, pa ujitje e pa mirëmbajtje. Gjatë shëtitjes në qytet, qytetarët më treguan qartë: duan ndryshim, duan kujdes, duan përgjegjësi,” ka thënë Buja.

Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve i jep forcë dhe besim për fitoren, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: “Qyteti është: #NëPritjeTëKryetarit.”

 

Të ngjashme

Të fundit