- Advertisement -
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar takime entuziaste me qytetarët e Resinocit dhe Mirenës, ku u prit me mobilizim të jashtëzakonshëm.
Buja tha se mesazhi i qytetarëve ishte i qartë – ndryshimi është i pashmangshëm dhe fitorja e PDK-së është e sigurt. Ai u zotua se investimet në këto zona do të rriten si kurrë më parë.
“Krah meje ishin ekipi fitues: Arditi dhe Bajrami në Resinoc, si dhe Ganimetja dhe Albulena në Mirenë. Bashkë dëshmuam fuqinë e pathyeshme të PDK-së. Fitorja është e jona!”, theksoi Buja.